Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Partitë politike, pjesë e ekipit që do të numërojnë votën e diasporës

11 majit, Celibashi

Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët rreth 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, deklaroi se do i kërkojë qeverisë nëpërmjet një akti normativ, zgjatjen e vlefshmërinë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Po ashtu, ndërsa foli për Kodin Zgjedhor, Celibashi u shpreh se do i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për të ndryshuar strukturën e cila do të merret me vlerësimin dhe numërimin e votave të diasporës.

Ai theksoi se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga një komision i përbërë në gjysmën e tij nga përfaqësues të opozitës dhe në gjysmën tjetër nga përfaqësues të pozitës. Celibashi shtoi se, do të jetë dhe një sekretar teknik i caktuar nga KQZ pa të drejtë vote.

“Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga një komision i përbërë në gjysmën e tij nga përfaqësues të opozitës dhe në gjysmën tjetër përfaqësues të pozitës. Dhe do jetë një sekretar teknik i caktuar nga KQZ pa të drejtë vote. Do jetë 2 me 2 ose 3 me 3, në përbërje ky komision.

Po kështu, në këtë mënyrë do jetë dhe përbërja e grupeve të numërimit, do përbëhen në mënyrë të balancuar nga përfaqësues të opozitës dhe të pozitës. Procesi i numërimit do zhvillohet në një ambient sikurse zhvillohet dhe numërimi i fletëve të votimit brenda vendit.

Jo domosdoshmërisht do jenë ambientet e KQZ, por një ambient që ofron nga pikëpamja teknike edhe hapësirës mundësi për ta zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente procesin e numërimit”, u shpreh Celibashi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.