Lajme

Zgjedhjet e 11 majit, dy kampet kryesore takim me diasporën në Itali

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur zyrtarisht, dhe dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, Edi Rama dhe Sali Berisha, këtë të diel, më 13 prill, do të zhvillojnë takime me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të takohet me bashkatdhetarët në qytetin e Milanos në orën 15:00, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë në një takim me mbështetësit në qytetin e Breshias. Të dy drejtuesit politikë pritet të kërkojnë mbështetjen dhe votën e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme.

Takimet me diasporën nuk kanë munguar as përpara nisjes zyrtare të fushatës. Eksponentë të lartë të të dyja partive kanë zhvilluar më herët aktivitete dhe takime me shqiptarët në Itali, me fokus të veçantë regjistrimin e tyre në platformën PER, për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në Itali janë regjistruar rreth 90 mijë shqiptarë me të drejtë vote përmes platformës PER, një e drejtë që iu njihet për herë të parë diasporës shqiptare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të enjten procesin e vulosjes së zarfeve me fletët e votimit për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Ndërkohë, më 14 prill pritet të nisë shpërndarja e tyre drejt adresave të votuesve të regjistruar. Pasi të marrin fletët e votimit, qytetarët do të kenë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë atë me postë deri në javën e parë të muajit maj.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

45 minutes ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

3 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

4 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

4 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

4 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

4 hours ago