Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Moisiu i jep një mesazh klasës

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli për klasën politike në vend një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi rëndësinë e një procesi të qetë dhe demokratik.

Në radhë të parë uroj që këto zgjedhje të bëhen të qeta, të tregojmë se ne shqiptarët jemi vërtet popull që e duam demokracinë, duam shtetin, duam dhe drejtësinë,” tha ish-kryetari i shtetit.

Për 20-vjetorin e nderimit me titullin “Medalja e Artë e Shqiponjës” të pjesëtarit të komunitetit, Nuri Zane, z. Moisiu theksoi edhe njëherë nevojën e zgjidhjes së çështjes çame, kërkesë që ai ia bëri publikisht edhe ish-homologut grek Konstantinos Stephanopoulos, se “çështja çame ekziston dhe obligimi ynë është që ta zgjidhim atë”.

Bota po shkon drejt zbardhjes të të gjitha gjërave, sepse çdo problem, sado që ta mbulosh, ai prapë e ngre kokën. Të dy drejtuesit e shteteve tona duhet të merren vesh ndershmërisht dhe t’i vendosim pikat mbi i,” u shpreh ish-presidenti Moisiu.

Në vitin 2004, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë, që e detyron qeverinë të ngrejë çështjen çame në marrëdhëniet me Greqinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.