Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme, 16 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo procedurë ndiqet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Dërgimi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i këtyre rasteve për një verifikim të thelluar jodomosdoshmërisht presuzopon që ndonjëri prej tyre mund të jetë në kushtet e ndalimit, por në deklarimet që kanë bërë janë shkak ligjor për ne që të vijojmë me këtë procedurë,” u shpreh kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Komisioni Zgjedhor gjithashtu votoi projektvendimin për prodhimin e rreth 250 mijë fletëve të votimit për shqiptarët nga diaspora, vota e të cilëve do numërohet tek Parku Olimpik në Tiranë.

Duke filluar nga data 5 prill do të jetë në gatishmëri të plotë teknike për të kryer më së pari procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimin e këtij dokumentacioni tek votuesit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,” tha z. Celibashi.

Italia është shteti që kryeson me regjistrimet nga e votuesve nga jashtë, konkretisht 91.210 zgjedhës, ndjekur nga Greqia me 68.292 zgjedhës, Gjermania me 25.491 zgjedhës, SHBA-ja me 20.669 zgjedhës dhe Britania e Madhe me 17.583 zgjedhës nga diaspora shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.