Lajme

Zgjedhjet e 11 majit – Kushtetuesja rrëzon kërkesat e partive të vogla për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të martën ankesën e partive të vogla parlamentare, në lidhje me disa shkelje, sipas tyre, në Kodin Zgjedhor, të miratuar në Kuvend, me votat e pozitës dhe opozitës.

Partitë e vogla parlamentare kërkuan rrëzimin e ndryshimeve në Kod, duke i cilësuar ato si “në papajtueshmëri me Kushtetutën”.

Subjektet që bënë ankimin kërkonin shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe interpretimin përfundimtar të nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij.

Sa i takon pretendimit për interpretimin e nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se interpretimi në vetvete i dispozitës kushtetuese nuk bëhet i shkëputur nga themeli i çështjes, prandaj ai do të analizohej së bashku me pretendimet e ngritura nga kërkuesit.

Lidhur me shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese, theksohet se ajo nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, pasi, sipas nenit 131, pika 2 të Kushtetutës, Gjykata ka juridiksion të kufizuar vetëm për kontrollin e respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, çka nuk është pretenduar nga kërkuesit.

“Lidhur me themelin e pretendimeve, Gjykata vërejti se kërkuesit kanë pretenduar se neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor duke vendosur lidhëzën “dhe” midis shkronjave “a” dhe “b” të saj përcakton detyrimin e subjekteve zgjedhore për paraqitjen e dy listave shumëemërore, atë me renditje të fiksuar dhe atë me kandidatë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes duke cenuar parashikimin e nenit 64, pika 3 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve për cenimin e së drejtës së votës, në dy aspekte: të së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, të parashikuar në nenet 45 dhe 64 të Kushtetutës, të lidhur me parimin e barazisë përpara ligjit.

Gjykata, theksohet në njoftim, vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit, ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës, lidhet me procesin e votimit.

Bazuar po në këtë arsyetim, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, të së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, “nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit”.

Lidhur me pretendimin e llogaritjes së numrit të kandidatëve të listës me renditje të fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël ose më të madhe se 0.5 të parashikuar në pikën 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve janë të pabazuara.

Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata mbajti në konsideratë se lista shumëemërore e subjekteve politike përbëhet nga lista me renditje të fiksuar dhe lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes (neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor). Kjo e fundit si komponent i listës shumëemërore të subjekteve politike garanton parashikimin kushtetues të nenit 64, pika 3 “që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”.

Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Denaj: Agroturizmet shqiptare po shndërrohen në një aset kyç për promovimin e prodhimeve autentike

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se diversifikimi i ofertës turistike, është…

12 hours ago

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Dashuria, forca më e madhe njerëzore që nuk shteron

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindjen. Në…

12 hours ago

Ministri Vengu prezanton zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Altin Kurti

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm të martën në ceremoninë e prezantimit në…

13 hours ago

Festat e fundvitit, zjarrfikësit bëjnë thirrje për mospërdorimin e fishekzjarrëve

Afrimi i fundvitit shoqërohet me festime të shumta por edhe me problematika përsa i përket …

13 hours ago

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj. Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor.  Shqipëria ka shënuar…

13 hours ago

Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta”, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët…

16 hours ago

This website uses cookies.