Zgjedhjet e 11 majit, mbi 240 mijë kërkesa të miratuara për të votuar nga diaspora

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Ka arritur në mbi 240 mijë numri i shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të cilëve u është miratuar kërkesa për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pas aplikimit në Platformën Elektronike të KQZ-së.

Këta shtetas janë hequr nga lista e zgjedhore në Shqipëri, duke kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit.

Gjithashtu sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 45 mijë mijë qytetarëve iu është refuzuar kërkesa për shkak të gabimeve që janë bërë gjatë aplikimit.

Kërkesat për regjistrim kanë ardhur nga shtete të ndryshme të botës, mirëpo numri më i lartë i kërkesave vijon të jetë nga Italia me 148 mijë, e ndjekur nga Greqia me mbi 103 mijë dhe më pas Gjermania me rreth 36.500 dhe SHBA me 24 mijë.

Sa i takon kërkesave për qark, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë, e ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Korça.

Grupmosha që ka shfaqur interes më të lartë për të votuar janë 26–35 vjeç dhe 36–45 vjeç me rreth 95 mijë aplikues secila. Gjithashtu interes më të lartë për t’u regjistruar për sa i përket gjinisë kanë treguar burrat në raport me gratë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.