Zgjedhjet e 11 majit, mbi 240 shqiptarë nga diaspora regjistrohen për të votuar

Numri i shqiptarëve nga diaspora, të cilët kanë aplikuar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka arritur mbi 243 mijë votues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijon më procedurat e përpunimit dhe deri tani ka miratuar mbi 196 mijë kërkesa, të cilat janë hequr nga lista e zgjedhësve në Shqipëri dhe kanë kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Mbi 40 mijë mijë qytetarëve u është refuzuar kërkesa për shkak se vazhdojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën konkrete të banimit të tyre jashtë vendit.
Kërkesat për regjistrim kanë ardhur nga shtete të ndryshme të botës, mirëpo numri më i lartë i aplikimeve vijon të jetë nga Italia me rreth 120 mijë, e ndjekur nga Greqia me 85 mijë, më pas Gjermania me rreth 31 mijë dhe SHBA-ja më 21 mijë kërkesa për regjistrim.
Sa i takon kërkesave për qark, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë, e ndjekur nga Fieri, Korça, Elbasani dhe Durrësi.
Grupmosha që ka shfaqur interes më të lartë për të votuar është 26–35 vjeç me afro 80 mijë aplikues dhe 36–45 vjeç me rreth 79 mijë aplikues.
Gjithashtu interes më të lartë për t’u regjistruar si votues në zgjedhje kanë shfaqur burrat kundrejt grave.