Lajme

Zgjedhjet e 11 majit- Në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diaporës

Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë nga vendi ku jetojnë për parlamentaret e 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ, deri sot janë marrë nga zgjedhësit 164 022 zarfe, ndërsa 22 534 kanë mbërritur në KQZ. 

Deri tani kanë mbërritur më shume zarfe nga Italia 6.8%, Gjermania 1.5% Mbretëria e Bashkuar 1.0%, Shtetet e Bashkuara te Amerikës 0.7% dhe Greqis 0.7%. Zarfe të mbërritura sipas qarqeve, vendin e pare e zë Durrësi me 3.6%, më pas Elbasani me 1.8%, Berat me 1.4%, Dibra me 1.3%, Tirana me 1.2% dhe Lezha me 0.8%. 

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme. Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës. Zarfet po monitorohen 24 orë nga kamera të sigurisë, por dhe përfaqësues të partive politike.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

7 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

9 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

10 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

10 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

10 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

10 hours ago