Zgjedhjet e 11 majit, nis prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhësit jashtë vendit

celibasi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi po vijon sipas planit dhe se janë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e votimit nga diaspora.

Kemi filluar me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit dhe besoj që midis datave 7 dhe 8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë,” deklaroi z. Celibashi.

Mesi i prillit pritet të jetë afati kur KQZ-ja do të nisë drejt diasporës materialet zgjedhore.

Midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionit tjetër, që do u dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që i gjithë ky proces të realizohet brenda datës 15 prill,” u shpreh kryekomisioneri i KQZ-së.

Fletët e votimit do të shpërndahen përmes shërbimit postar DHL, që do t’i dorëzojë personalisht zarfet votuesve jashtë Shqipërisë.

Do të duhet që operatori i shërbimit postar, dhe kjo është e panegociueshme, t’ia dorëzojë individit në dorë fletën e votimit. Janë tre tentativa, të cilat operatori do t’i bëjë në orë të ndryshme,” sqaroi z. Celibashi.

KQZ-ja ka ngritur një sistem këshillimi për të gjithë votuesit që hasin vështirësi.

Ndërkohë, sipas KQZ-së, 245,935 votues nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Ata do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës përpara kësaj date, ndërsa numërimi i votave do të bëhet në të njëjtën kohë me votat e zgjedhësve brenda Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që shqiptarët jashtë vendit votojnë në një proces zgjedhor, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në vendimmarrjen politike të Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.