Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

KQZ

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.

Në vendimin e qeverisë përcaktohet se ky fond do të shkojë për “Shpenzime korrente” dhe “Shpenzime kapitale”.

Sipas zërave ato ndahen: 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”; 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Efekti financiar i këtij vendimi, do të përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.