Zgjedhjet e 11 majit, Rama vijon takimet me drejtuesit politikë në qarqe

Rama vijon takimet

Partia Socialiste po vijon përgatitjet për listat e kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit. Këtë të diel (9 mars) në vilën qeveritare në kryeqytet, kryeministri Edi Rama do të vijojë me takimet me drejtuesit politikë në qarqe.

Përmbajtja e takimeve pritet të jetë diskutimi me secilin prej drejtuesve lidhur me listat e kandidateve për deputetë dhe në 12 mars do të mblidhet kryesia që përcakton përfundimisht listën e hapur dhe të mbyllur.

Edhe të hënën pritet të ketë një mbledhje edhe me kryesinë e dedikuar për diasporën.

Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani bën të ditur se sipas burimeve pritet që Rama të garojë në Tiranë, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’i dhënë një garanci votuesve të kryeqytetit.

Po ashtu priten surpriza në listën që kreu i PS-së pritet të rifreskojë listën aktuale të deputetëve socialistë me emra që vijnë nga Portali “Deputeti qe duam”, ku janë rreth 300 aplikime nga diaspora që për herë të parë votojnë në 11 Maj.

Një ditë më parë, kryeministri zhvilloi një retreat me ministrat, drejtuesit politik dhe kryesinë e grupit parlamentar te PS që u mbyll me analizën për secilin sektor si ne pushtetin qendror dhe vendor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.