Lajme

Zgjedhjet e 11 majit, Rama vijon takimet me drejtuesit politikë në qarqe

Partia Socialiste po vijon përgatitjet për listat e kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit. Këtë të diel (9 mars) në vilën qeveritare në kryeqytet, kryeministri Edi Rama do të vijojë me takimet me drejtuesit politikë në qarqe.

Përmbajtja e takimeve pritet të jetë diskutimi me secilin prej drejtuesve lidhur me listat e kandidateve për deputetë dhe në 12 mars do të mblidhet kryesia që përcakton përfundimisht listën e hapur dhe të mbyllur.

Edhe të hënën pritet të ketë një mbledhje edhe me kryesinë e dedikuar për diasporën.

Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani bën të ditur se sipas burimeve pritet që Rama të garojë në Tiranë, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’i dhënë një garanci votuesve të kryeqytetit.

Po ashtu priten surpriza në listën që kreu i PS-së pritet të rifreskojë listën aktuale të deputetëve socialistë me emra që vijnë nga Portali “Deputeti qe duam”, ku janë rreth 300 aplikime nga diaspora që për herë të parë votojnë në 11 Maj.

Një ditë më parë, kryeministri zhvilloi një retreat me ministrat, drejtuesit politik dhe kryesinë e grupit parlamentar te PS që u mbyll me analizën për secilin sektor si ne pushtetin qendror dhe vendor.

Blerti Delija

Recent Posts

“Anuar Fight Night 2” në RTSH, boksierët shqiptarë shkëlqejnë në ring

Një mbrëmje magjike boksi ka ardhur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Turneu “Anuar Fight Night 2”…

22 seconds ago

Lara Colturi, e treta në Kupën e Botës

Lara Colturi ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës. Skiatorja italiane,…

2 minutes ago

Djokovic në krizë, eliminohet në debutim edhe në turneun Indian Wells

Një tjetër eliminim që djeg për Novak Djokovic në debutimin e tij në turneun ATP…

4 minutes ago

Hamasi dhe Izraeli gati për negociata për fazën e dytë të armëpushimit

Hamasi po bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të negociatave indirekte me Izraelin për fazën…

6 minutes ago

Udhëheqësit evropianë mbështesin planin arab për Gazën: Është realist

Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe mbështesin një plan nga vendet arabe për rindërtimin…

7 minutes ago

Skema e sigurimeve në bujqësi, Shqipëria po e përgatit duke u bazuar në modelin turk

Shqipëria po punon për të aplikuar modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Sipas ministres së…

9 minutes ago

This website uses cookies.