Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për Kuvendin 2025”. Strategjia mbështetet në verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
“Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme. Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve. Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.”, thuhet në njoftim.
Sipas SPAK, garantimi i legjitimitetit të zgjedhjeve është faktor themelor në ruajtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit të procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në këtë aspekt, theksohet në dokument, parandalimi dhe hetimi i veprave penale që kryhen gjatë proceseve zgjedhore është parashikuar nga ligjvënësi në ligjin material penal dhe procedural1 , ku një rëndësi të veçantë merr edhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
“Organizatat vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, Komisioni Evropian dhe Misioni Amerikan pranë OSBE-së, kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprat penale në kuadër të zgjedhjeve në Shqipëri. Konkluzionet e raporteve ndërkombëtare mbi zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023 evidentojnë ndër problematikat kryesore: blerjen e votave4 , keqpërdorimin e burimeve publike dhe presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës shtetërore ; cënimin e sekretit të votës dhe paanshmërinë e medias. Raportet ndërkombëtare kanë theksuar nevojën për hetime të plota, në kohë të arsyeshme dhe transparente si dhe marrjen e masave ndaj shkelësve të ligjit, duke sugjeruar mbikëqyrje më të thelluar mbi përdorimin e burimeve publike dhe ofrimin e mbrojtjes me cilësore të denoncuesve të krimit zgjedhor. Komisioni Evropian ka nënvizuar nevojën për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë për të adresuar kulturën e pandëshkueshmërisë , ku përfshihen dhe rastet e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.”, theksohet në dokument.
SPAK, ndërkohë, thekson se edhe Kuvendi i Shqipërisë e ka konsideruar hetimin e krimit zgjedhor si një çështje të rëndësishme për tu trajtuar, duke e përfshirë atë në një ndër rekomandimet për tu konsideruar veçanërisht nga SPAK në “Rezolutën për Vlerësimin e Veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Vitin 2023” .
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe rekomandimit të Kuvendit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) parashikon një qasje strategjike për të parandaluar dhe hetuar veprat penale nën juridiksionin e saj gjatë zgjedhjeve për Kuvendin 2025, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo Strategji bazohet në gjetjet e raporteve të organizatave vendase dhe ndërkombëtare të sipërpërmendura si dhe në analizën e brendshme të Prokurorisë së Posaçme mbi procedimet penale të regjistruara në 4 (katër) vitet fundit. Ajo udhëhiqet nga qasja proaktive e hetimit dhe provueshmëria në kohë reale e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve, duke synuar efekte konkrete për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe pacenueshmërinë e të drejtës së qytetarëve për të votuar në zgjedhjet për Kuvendin 2025. Nga ana tjetër, kjo Strategji synon të parandalojë ndikimin e krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, përmes masave konkrete dhe përdorimit sa më efektiv të teknikave të posaçme hetimore. Strategjia ka gjithashtu si qëllim të forcojë besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit, duke parandaluar në kohë pasojat e mundshme të përshkallëzimit të veprave penale në kuadër të zgjedhjeve. Ajo shërben si udhërrëfyes për prokurorët e posaçëm, hetuesit dhe stafin administrativ mbështetës të SPAK dhe synon të jetë gjithashtu një dokument lehtësisht i kuptueshëm për publikun.”, thekson SPAK.
Pjesë nga Strategjia:
Misioni
Misioni i SPAK nëpërmjet kësaj Strategjie është garantimi i të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të votuar në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, nëpërmjet sigurimit të integritetit dhe paanshmërisë së ndjekjes penale, në kuadër të hetimit të veprave penale gjatë procesit zgjedhor.
Qëllimi
Qëllimi i SPAK nëpërmjet kësaj Strategjie është parandalimi dhe hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, përmes kryerjes së hetimit të veprave penale në mënyrë të plotë, në kohë të arsyeshme dhe me transparencë, në funksion kjo edhe të parandalimit të kryerjes së këtyre veprave penale. Objektivat Objektivat për përmbushjen e synimit të kësaj Strategjie janë:
Qasja
Strategjia hetimore do të mbështetet mbi: Pavarësinë institucionale • Kuadri ligjor garanton që hetimet për veprat penale në kuadër të zgjedhjeve të kryhen pa ndërhyrje politike apo presione të jashtme, duke respektuar pavarësinë e SPAK.
Monitorimin dhe hetimin dinamik
Përfshirja e grupeve hetimore në terren për të monitoruar në kohë reale situatat për të cilat mund të ketë indicie për kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025.
Identifikimi jo vetëm i subjekteve të posaçme apo individëve të përfshirë në korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, por dhe i grupeve të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se ndikojnë në zgjedhje.
Monitorimi i përdorimit të buxhetit, investimeve dhe infrastrukturës publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme. Parandalimin e krimit zgjedhor • Strategjia i vendos theks të veçantë masave parandaluese , për të siguruar një bashkëpunim në kohë reale me publikun, gazetarët/median dhe shoqërinë civile në lidhje me sensibilizimin por dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.
Identifikimi i zonave ku janë shfaqur më parë raste të veprave penale në kuadër të zgjedhjeve dhe përqendrimi i burimeve hetimore në to.
Efektiviteti në hetime
Përdorimi i teknikave të posaçme të hetimit, përfshirë hetimet financiare dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, për të siguruar një hetim të shpejtë dhe efektiv të rasteve. Transparencën dhe llogaridhënien
Komunikim në kohë reale me publikun dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi veprat penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025 në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Ngritja e një platforme të dedikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme për denoncimin e rasteve. Bashkëpunimin ndërinstitucional
Prokuroria e Posaçme do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, zyrat e prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, KQZ, Policinë e Shtetit, agjenci të tjera ligjzbatuese, organizmat ndërkombëtar, organizata të shoqërisë civile për të rritur efektivitetin e hetimeve për veprat penale në kuadër të zgjedhjeve.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
Gati dy dekada më parë stacioni hekurudhor i Mjedës krynte dy funksione, si për udhëtarët…
This website uses cookies.