Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Simone Billi, dhe anëtarë Luz Martinez Seijo dhe Andrej Hunko.
Në takim ishte e pranishme edhe Julia Re, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit Spiropali i informoi anëtarët e ekipit vëzhgues mbi arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si edhe i njohu me përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për realizimin në 11 maj të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve më të larta demokratike.