Zgjedhjet e 11 Majit, zyrtari i Komisionit të Venecias: Administrata zgjedhore duhet të jetë pavarur

Sasa Zagorc

Në Konferencën parazgjedhore të mbajtur në Tiranë për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc, tha se është i rëndësishme depolitizimi i administratës zgjedhore.

“Komisioni i Venecias me opinionet e veta mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha Zagorc.

Ndërkohë, kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën konferencë është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike.

Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces duke shtuar se në proces duhet të jenë të përfshirë edhe persona që nuk vijnë nga partitë politike.

Deklaratat u bënë në Konferencën parazgjedhore me temë “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore” e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.