Categories: LajmePolitikë

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE publikon raportin final

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri. 

Në raport vlerësohet se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mirëadministruara dhe të zhvilluara me pjesëmarrjen e forcave kryesore politike.

Por sipas OSBE procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike dhe një ndarje e thellë brenda opozitës.

Sipas OSBE-ODHIR, konkurrentët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese.

Sa i takon ditës së zgjedhjeve, OSBE vlerëson se ishte përgjithësisht paqësore, procesi u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve partiake si dhe nga problemet teknike dhe procedurale, votimi i gjerë në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës.

Raporti ofron 27 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Rekomandimet kryesore përfshijnë:

Identifikimi dhe hetimi i pavarur i të gjitha pretendimeve për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore;

Të rritet ndërgjegjësimi për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe dënimi publik i praktikave të tilla;

Zbatimi i masave mbrojtëse efektive që sigurojnë fshehtësinë e votës dhe parandalojnë frikësimin e votuesve, votimin në grup dhe në emër të përfaqësuesit;

Angazhimi për reformën zgjedhore dhe adresimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konsistent;

Rishikimi i dispozitave ligjore në lidhje me fushatën, përfshirë ato kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore, për të hequr paqartësitë dhe për të siguruar kushte të barabarta loje;

Sigurimi i zbatimit të drejtë të ligjit për të drejtën e informimit dhe mbështetja e gazetarisë së pavarur;

Sigurimi i stabilitetit të administratës zgjedhore duke përjashtuar zëvendësimet arbitrare të anëtarëve të administratës zgjedhore dhe duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të komisioneve të nivelit më të ulët;

Shmangia ose kufizimi i përdorimit të materialeve të paatribuara të prodhuara nga partitë ose autoritetet shtetërore në programet e lajmeve dhe informative gjatë fushatës zgjedhore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

17 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

17 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

17 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

18 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

18 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

18 hours ago

This website uses cookies.