Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës
Në Kukës po zhvillohet procesi i votimit për kryetar bashkie.
Në garë janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”. Partia Demokratike zyrtare nga ana tjetër, zgjodhi që të mos përfshinte kandidat në garë.
Për këtë proces janë ngritur 74 qendra votimi, ku idenfikimi i zgjedhësve do të jenë në mënyrë elektronike ndërsa votimi do të bëhet vetëm me një fletë.
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një proces zgjedhor sa më të qetë, ku për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, në vazhdimësinë e shërbimeve që kryen Policia e Shtetit çdo ditë, janë angazhuar dhe 78 punonjës të tjerë policie.