Zgjedhjet e Spaletit për dy sfidat e radhës
Italia do të luajë dy sfida të rëndësishme, atë me Maqedoninë në Romë dhe me Ukrainën, në fushë asnjanëse. Për trajnerin e kombëtares italiane, alarmi ngrihet në mbrojtje. Di Lorenzo, i skualifikuar mungon ndaj Maqedonisë, por kthehet në sfidën ndaj kundër Ukrainës, atë vendimtaren kur Italia do të duhet të presë biletën e pjesëmarrjes në finalet e Euro 2024. Scalvini është i dëmtuar.
Në të djathtë, është vendi bosh, e trajneri duhet të integrojë grupin, duke besuar në mëshirën e fatit që në ndeshjet e fundit të kampionatit të mos ketë dëmtime të tjera. Spaleti po mendon të thërrasë Kayodé, anësorin e Fiorentinës, kampion evrope me U-19, që rikthehet në stërvitje dy ditë më parë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Pra të premten në Romë me Maqedoninë, do të duhet një ekip i besueshëm në mbrojtje.
Gianluca Mancini dhe Gatti në listë, mund të ketë vend edhe për Ruganin. Alternativa: Acerbi në qendër. Bastoni është titullar. Katër portierët janë: Donnarumma, Meret, Vicario dhe Provedel. Në mesfushë, duke marrë parasysh skualifikimin e Tonalit dhe Pellegrinit ende të dëmtuar, Cristante, Locatelli, Barella, Frattesi dhe Bonaventura janë.
Meqenëse ende nuk ka një pezullim nga prokuroria federale, Zaniolo do të jetë në listë. Chiesa, Berardi, El Shaaraëy, Orsolini ose Politano, vlejnë si mundësi për Spaletin. Gjithashtu tre qendërsulmuesit Scamacca, Raspadori dhe Immobile, kapiten i zgjedhur nga Spalletti.