Zgjedhjet evropiane, BE akuzon Rusinë se po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane kanë akuzuar se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi Evropian të mbajë zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga 6-9 qershor.
Sipas tyre, veprimet e Moskës dhe aktorëve pro-Kremlinit janë pjesë e një fushate më të gjerë ndërhyrjesh të krijuar për të diskredituar qeveritë evropiane dhe destabilizuar BE-në. Por nga ana tjetër, Moska i hedh poshtë akuzat.
Akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e BE-së, në prag të zgjedhjeve, përfshijnë dezinformimin apo manipulimin e së vërtetës, thonë ekspertët.
Sipas tyre, kjo bëhet duke filluar nga përforcimi i teorive tashmë ekzistuese të konspiracionit deri te publikimi i videove të falsifikuara dhe gënjeshtrave në faqet ‘doppelganger’ – të krijuara për t’u dukur identike me faqet e vërteta.
Republika Çeke tha se ueb-faqja e lajmeve voiceofeurope.com ka udhëhequr një operacion të ndikimit prorus në Evropë. Një politikan dhe biznesmen ukrainas, por pro-rus, i identifikuar si Viktor Medvedchuk, i ka financuar në mënyrë të fshehtë operacionet e ndikimit të kësaj faqeje.
Belgjika, në anën tjetër, tha se zyrtarë rusë kanë paguar ligjvënës të Parlamentit Evropian për të promovuar propagandë ruse në Evropë./ Reuters