Zgjedhjet- Haradinaj: Pranoj rezultatin. Jo koalicion me Vetëvendosjen

Ramush Haradinaj ka deklaruar se

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pranon rezultatin zgjedhor, edhe pse thekson se nuk është i kënaqur me të. Teksa janë numëruar më shumë se 90% e votave, AAK dhe nisma kanë marrë 7.56% të votave.  

E pranoj se gara ka qenë e ashpër, u jam mirënjohës votuesve që kanë votuar koalicionin Kosova Fituese. E pranoj se rezultati nuk është i mirë nuk jam i kënaqur më këtë rezultat. Gjithsesi që do të reflektojmë pas këtij rezultati. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, kisha pasur dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës”, tha Haradinaj.

Ai përjashtoi çdo mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, e cila prin me mbi 40% të votave. Haradinaj deklaroi se do të ndihmojë një qeveri të opozitës.

 “Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.

Në Kosovë mbeten ende për t’u numëruar votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë. Rezultatet paraprake konfirmojnë fitoren politike të LVV-së, por formimi i qeverisë do të varet nga koalicionet e mundshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.