Zgjedhjet- Harris dhe Tramp intensifikojnë fushatën. Lopez mbështet kandidaten demokrate
Ndërsa na ndajnë edhe katër ditë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy kandidatët, Kamala Harris dhe Donald Tramp (Trump) vijojnë me fushatën e tyre elektorale.
Në një bisedë me transmetuesin Tucker Carlson në Arizona që zgjati gati 90 minuta, Tramp dyfishoi pretendimet e tij për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020 , duke thënë se “disa gjëra të këqija, e penguan atë të fitonte”.
Ish-presidenti shprehu sigurinë në fitoren e zgjedhjeve presidenciale. E në këtë kuadër, ai përjashtoi mundësinë për përfshirjen e Elon Mask (Musk) në kabinet, por theksoi se patjetër që do kishte RFK Jr.
Nga ana tjetër, kundërshtarja e Tramp, kandidatja Kamala Harris në fushatën e saj, u ndal te planet për të rritur pagën minimale, duke shtuar se ajo do të “luftonte për njerëzit që punojnë”.
Harris tha se kundërshtari i saj nuk “respekton lirinë… apo inteligjencën e grave për të marrë një vendim për jetën e tyre”.
E ndërsa po mbante fjalën e sa kundrejt votuesve latinë (potencialisht vendimtarët në shtet), në skenë iu bashkua këngëtarja e njohur Xhenifer (Jennifer) Lopez.
Më shumë se 65 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre – duke mposhtur rekordin e pjesëmarrjes së hershme të votuesve të vendosur në 2020.