Zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Presim formimin e qeverisë, Kosova të implementojë marrëveshjet e dialogut
![Kallas dhe Kos](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Kallas-dhe-Kos.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një deklaratë të përbashkët, ndërsa kanë përgëzuar zgjedhjet e qeta e konkurruese të mbajtura më 9 shkurt në Kosovë, kanë bërë të ditur se BE pret formimin e Kuvendit e qeverisë së re.
Kallas e Kos kanë garantuar vijimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit europian.
“Sipas gjetjeve të tij preliminare, zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve, ndërsa u aplikua një ligj i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndresë dhe angazhim ndaj principeve demokratike.
Ne presim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës që të afrohet me BE-në dhe të përfitojë plotësisht nga mundësi të rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme për që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane.”, thuhet në deklaratë.
Në përfundim të deklaratës së tyre, Kallas e Kos u ndalën edhe te procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kososë-Serbi, ku kërkuan nga Prishtina implementimin e angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Dialogut.
“Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e Dialogut të kaluara pa vonesa apo kushte të tjera. Nuk ka alternativë për Dialogun të lehtësuar nga BE.
Kosova dorëzoi një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinioni mbi kërkesën për anëtarësim të Kosovës sa herë që Këshilli ta kërkojë atë”, përfundon deklarata.