Zgjedhjet- KQZ teston Platformën Elektronike të Regjistrimit për shqiptarët jashtë vendit
Të drejtën e ushtrimit të votës e ka çdo shtetas shqiptar, dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit diaspora do të votojë. Institucioni përgjegjës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjithçka gati për regjistrimin e çdo shtetasi ndaj dhe për këtë një demonstrim u bë.
Për t’u regjistruar, dy janë dokumentet: mjeti i identifikimit i lëshuar nga shteti shqiptar, edhe pse i skaduar, si dhe një dokument që vërteton adresën e deklaruar, nga kontratat e qirasë, apo pagesave të ndryshme si fatura uji, gazi, abonim e drita. Më pas do të jetë KQZ që do të njoftojë bashkatdhetarin nëse aplikimi u pranua, teksa pas regjistrimit ky shtetas shqiptar do të hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.
Regjistrimet pritet të nisin më 11 janar deri më 11 mars dhe duhet të regjistrohen me pasaportë ose kartë identiteti, pa harruar edhe një dokument që vërteton se ata banojnë në adresën e deklaruar.