Zgjedhjet- KQZ zbulon datat kur do të shpërndahen fletët e votimit në Europë dhe kontinentet e tjera

KQZ zbulon datat kur

Ndërsa na ndajnë edhe disa javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka informuar qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mbi afatet për fletët e votimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Ce;libashi ka bërë me dije se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.

Celibashi sqaron se pasi të merren fletët e votimit, qytetarët do duhet ta dërgojnë në KQZ brenda 3 ditësh.

Celibashi thekson se procesi nuk ka asnjë kosto, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ.

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT

Fletët e votimit do të mbërrijnë:

Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.