Ndërsa na ndajnë edhe disa javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka informuar qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mbi afatet për fletët e votimit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Ce;libashi ka bërë me dije se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.
Celibashi sqaron se pasi të merren fletët e votimit, qytetarët do duhet ta dërgojnë në KQZ brenda 3 ditësh.
Celibashi thekson se procesi nuk ka asnjë kosto, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ.
“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT
Fletët e votimit do të mbërrijnë:
Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill
Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë pamje në rrjetin social Facebook…
Të paktën 32 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimet e zhvilluara në Strasburg kërkoi mbështetje dhe…
Situata e motit në vend është përmirësuar, por ende ka problematika në disa akse rurale…
Kombëtarja e femrave ka udhëtuar drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme…
Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…
This website uses cookies.