Categories: LajmeRajoni

Zgjedhjet lokale, procesi zgjedhor në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc

Nga ora 07:00 e mëngjesit në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit është hapur procesi i votimit për zgjedhjet e nivelit lokal.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të votimit për 39 mandate.

Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të zgjedhur kryetarin e komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.

Në Preshevë janë në garë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Ndërkaq, Bujanoc po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

Ky proporcion tregon se në Preshevë nuk ka rrezik të marrjes së pushtetit nga ana e subjekteve serbe, ndërsa Bujanoci e ka të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe daljen sa më të madhe të shqiptarëve në votime, në mënyrë që qyteti të ketë mundësi të udhëhiqet nga ana e shqiptarëve.

Për këtë qëllim, 3 nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor sipas të cilës, subjekti që merr më shumë mandate do të udhëheqë me komunën e Bujanocit dhe për këtë do të ketë garanci votat e këshilltarëve të subjekteve që marrin më pak mandate.

Në këtë koalicion parazgjedhor nuk është përfshirë subjekti i vetëm shqiptar “Alternativa për Ndryshim”, e cila në komunë të Bujanocit udhëhiqet nga Arbër Pajaziti.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një postim që ka bërë një ditë më parë ka folur për ndërhyrje të përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe në vullnetin e qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit.

Kamberi, ka ftuar drejtuesit e organeve të shtetit që të qëndrojnë larg ndërhyrjeve se cilën listë dhe cilin kandidat duhet ta votojnë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

5 minutes ago

Turizmi, Rama në Davos: Sfidë mbetet balancimi i rritjes së investimeve dhe ruajtjes së natyrës

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në sesionin "Mënyra se si do të udhëtojmë" në…

8 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton vendimin për ndarjen e mandateve në 12 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën (22 janar) shpërndarjen e mandateve për parlamentaret e…

10 minutes ago

Të rinjtë dhe turizmi – Studentët përballë gazetares Flora Xhemani

Gazetarja Flora Xhemani Baba, ish studente e universitetit të Shkodrës u rikthye në auditore, këtë…

22 minutes ago

Beci dhe Sytari diskutojnë projektet publike – Myftiu i Shkodrës dhe kryebashkiaku dakordësi për një shtëpi muze të familjes Myftia

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftinë e Shkodrës, ku është takuar…

24 minutes ago

Rikthehen reshjet e borës – Akset e kalueshme, OSHEE në terren

Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.  Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës…

26 minutes ago

This website uses cookies.