Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

renditja e subjekteve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet  parlamentare të 11 majit. Sipas shortit të hedhur, edhe në prani të përfaqësuesve të subjekteve politike, në krye të renditjes në fletën e votimit do të jetë koalicioni opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me numrin 1, ndërsa Partia Socialiste do të jetë me numrin 5.

Ndërsa renditja e subjekteve për në fletën e votimit u përcaktua, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë edhe variantin përfundimtar të fletës së votimit.

Renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit

PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore     1

Lëvizja Bashkë                                                2

Lëvizja Atdheu                                                3

Koalicioni Euroatlantik                                    4

Partia Socialiste                                               5

Nisma Shqipëria Bëhet                                    6

Aleanca Kombëtare Shqiptare                         7

Aleanca për Demokracinë e Re                        8

Djathtas për Zhvillim                                        9

Partia Mundësia                                               10

PSD                                                                  11

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.