Categories: BotaLajme

Zgjedhjet në BE, Fon der Lajen drejt mandatit të dytë: Përgjegjësi e madhe për partitë e qendrës

Ursula fon der Lajen (o. Ursula von der Leyen) është drejt fitores së një mandati të dytë që do e mbajë atë në krye të Komisionit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Mes një rritje të fuqishme të mbështetjes për të djathtën ekstreme, Partia Popullore Evropiane e Fon der Lajen është në rrugën e duhur për të siguruar shumicën e vendeve nga çdo grup i vetëm në Parlament, me numërimin e votave ende në vazhdim.

Nëse në ditët dhe javët në vijim Fon der Lajen  fiton nominimin për një mandat të dytë nga liderët e BE-së, ajo do të ketë nevojë për mbështetjen e 361 eurodeputetëve në Parlamentin e sapozgjedhur. Kjo do të përfshijë aleanca goditëse me partitë e tjera në qendër, majtas apo edhe  potencialisht më në të djathtë.

Vetë Ursula fon der Lajen ka deklaruar se grupi i saj i qendrës së djathtë është një “spirancë e stabilitetit”, por një rezultat i tillë kërkon “përgjegjësi të madhe për partitë në qendër”.

Fon der Lajen e bëri të qartë se aleatët e vetëm të EPP-së do të ishin Socialistët dhe Demokratët dhe grupi liberal Renew që përfshin partinë e Makron (Macron).

Por ajo ka të ngjarë të duhet të arrijë përtej këtyre grupeve për të siguruar mbështetjen që kërkon. Kjo mund të përfshijë disa zgjedhje të pasigurta, sikurse: Ajo mund të kërkojë mbështetje nga të Gjelbrit, por më pas ka të ngjarë të largojë disa nga konservatorët e saj të PPE-së, të cilët kundërshtojnë masat kryesore të klimës nga Marrëveshja e Gjelbër.

Nëse ajo zgjedh të vazhdojë t’i bashkohet grupit të djathtë evropian të konservatorëve dhe reformistëve, të udhëhequr nga Xhorxha (Giorgia) Meloni e Italisë, Fon der Lajen rrezikon të largojë socialistët dhe liberalët.

“Qendra po mban, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje,” tha Ursula fon der Lajen, kryetarja e qendrës së djathtë të Komisionit Evropian, tani në kurs për një mandat të dytë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

10 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

10 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

10 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

10 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

10 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

10 hours ago

This website uses cookies.