Zgjedhjet në Francë, e majta e Frontit Popullor ngjitet e para
Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë te mbajtura të dielën e 7 korrikut.
Parashikimet e papritura e rendisin aleancën e qendrës së Presidentit Emmanuel Macron në vendin e dytë dhe të djathtën ekstreme të tretën.
Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.
Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Le Penit
Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t’i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën 115 deri në 155 ulëse.
Pamundësia e sigurimit të një shumice qeverisëse nga ana e çdo aleance politike në vend, duket se do ta zhysë Francën në paqartësi politike dhe ekonomike.
Francezët votuan masivisht të dielën në një raund të dytë vendimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.