Categories: BotaLajmePolitikë

Zgjedhjet në Francë, sondazhet nxjerrin fitues ekstremin e djathtë në raundin e parë

E djathta ekstreme deklaroi fitoren të dielën pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare.

Me një pjesëmarrje të lartë në nivelin gati 60%, që nuk ishte vërejtur prej vitit 1986, francezët dolën të votojnë për 577 anëtarët e Kuvendit. Sondazhet tregojnë se Grupimi Kombëtar ka marrë kryesimin, ndjekur nga të majtët e Frontit të Ri Popullor, ndërsa blloku centrist i presidentit Emanuel Makron, i treti.

Kryetarja e ultradjathtistëve, Marinë lë Pen, u bëri thirrje votuesve t’i japin partisë së saj mazhorancën absolute në parlament, që kryeministri i vendit të caktohet brenda tetë ditëve: ai do jetë bashkëkryetari i Grupimit Kombëtar, Zhordan Bardela (o. Jordan Bardella).

Sipas rezultateve paraprake, Grupimi Kombëtar mori 34 për qind të votave në pjesën e parë të garës parlamentare, e cila përfundon fundjavën tjetër. Fronti i Ri Popullor 28,5%, ndërsa Ansambli i presidentit Makron rreth 20,3%. Me rezultatet e tanishme, të djathtët e ekstremit mund të fitonin nga 240 në 270 vende në parlament, por jo shumicën.

Bardela akuzoi të majtën se për “qëndrime të papranueshme”, duke veçuar thirrjet për “më shumë emigrim” dhe mbështetjen e “ligjit separatist islamik”. Ai tha se e majta ekstreme do të krijonte një “krizë ekzistenciale” dhe përbën “rrezik real për Francën dhe gjithë popullin francez”. Vetë Grupimi Kombëtar ka bërë fushatë për rregulla më të ashpra kundër emigracionit të jashtëligjshëm, Islamit, për ulje taksash dhe reduktim të taksës së karburantit nga 20 për qind në 5 për qind.

Ndërsa në të kaluarën partitë e djathta dhe të qendrës-majtas janë bashkuar për ta mbajtur larg pushtetit Grupimin Kombëtar, një lëvizje e fundit e republikanëve për të bashkuar forcat me ultradjathtistët është shprehur si mundësi nga palët politike. /ReutersAJ

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

16 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

16 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

16 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

16 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

16 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

16 hours ago

This website uses cookies.