Lajme

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU) në një fitore të qartë zgjedhore, është i vendosur të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

I rrethuar në skenë nga kandidatë të tjerë kryesorë nga CDU dhe partia e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU), Merz e vlerësoi të dielën si një “mbrëmje historike zgjedhore”.

Duke folur pak pasi sondazhet e daljes treguan se partia doli në krye me rreth 29% të votave, Merz premtoi se do të nisë bisedimet për ndërtimin e koalicionit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne zhvilluam një fushatë të ashpër zgjedhore për tema të rëndësishme, tani do të flasim me njëri-tjetrin. Ne duhet të veprojmë shpejt”, tha ai.

Nëse Merz do të ketë një shumicë për të formuar një koalicion me socialdemokratët e Scholz-it apo do të ketë nevojë për një partner të dytë gjithashtu do të varet nga sa parti do të hyjnë në parlament. Udhëheqësi konservator tha se “gjëja më e rëndësishme është të rivendoset një qeveri e qëndrueshme në Gjermani sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë,” tha Merz. “Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për shkallën e detyrës që na pret tani. E trajtoj me respektin më të madh dhe e di që nuk do të jetë e lehtë”.

“Bota atje jashtë nuk na pret ne dhe nuk pret bisedime dhe negociata të koalicionit të zgjatura,” u tha ai mbështetësve brohoritës. “Tani duhet të bëhemi të aftë për të vepruar shpejt përsëri.”

Selia e Unionit Kristian Demokrat (CDU) u mbush me brohoritje dhe duartrokitje teksa u zbuluan sondazhet dhe u bë e qartë se partia opozitare do të bëhej grupi më i madh pas zgjedhjeve të së dielës.

Anëtarët e rinj të partisë po duartrokisnin dhe brohoritnin në selinë zgjedhore të CDU-së në Berlin, ndërsa partia dukej se ishte shfaqur si forca më e fortë në parlamentin e ardhshëm gjerman.

Selia e CDU-së, Konrad Adenauer Haus, është e mbushur me drejtues partiakë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Partia kishte qenë prej kohësh favoritja për të marrë pjesën më të madhe të votave.

Trump: Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti Donald Trump ka komentuar në rrjetin e tij social Truth, rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka shkruar Trump.

NATO reagon ndaj fitores së Merz

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte uroi Merz për fitoren e tij.

“Mezi pres të punoj me ju në këtë moment vendimtar për sigurinë tonë të përbashkët,” shkroi Rutte në X.

“Është jetike që Evropa të përshpejtojë shpenzimet e mbrojtjes dhe lidershipi juaj do të jetë kyç.”

Një përmbledhje e asaj që ka ndodhur që nga mbyllja e qendrave të votimit në Gjermani:

  • Partia konservatore CDU/CSU pritet të jetë partia më e madhe në parlamentin e ardhshëm gjerman me 30% të votave, sipas dy sondazheve të para.
  • Friedrich Merz , i cili tani është në pole position për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, e përshëndeti fitoren si një “fushatë të mrekullueshme zgjedhore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në formimin e një qeverie.
  • Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) pritet të bëhet forca e dytë më e madhe, me një rekord 20% të votave, sipas exit polls.
  • “Ne kemi marrë besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që të gjithë të tjerët e pranojnë gjithashtu,” tha bashkëkryetari i AfD, Tino Chrupalla.
  • Siç ishte parashikuar, ka qenë një natë e keqe për kancelarin gjerman Olaf Scholz , kreun e Social Demokratëve (SPD)
  • Sholz tha se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke e quajtur atë një “humbje”
  • Vëmendja tani kthehet se me kë do të përpiqet Merz të krijojë një koalicion. Parashikimet e fundit sugjerojnë se ai nuk do të jetë në gjendje të mbështetet vetëm në SPD. Ai ka thënë më parë se nuk do të hyjë në një koalicion me AfD.
Blerti Delija

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

24 minutes ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

29 minutes ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

2 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

2 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

2 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

2 hours ago

This website uses cookies.