Zgjedhjet në Indi – Modi shpall fitoren, humb shumicën parlamentare

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shpalli fitoren në zgjedhjet kombëtare të martën në mbrëmje (4 qershor), por qëllimi i tij për të fituar një shumicë të padiskutueshme nuk mundi të arrihejpasi votuesit dhanë një rezultat tronditës që zvogëloi shtrirjen e pushtetit të partisë së tij.
“Sot është një ditë e lavdishme… Aleanca Kombëtare Demokratike (NDA) do të formojë qeverinë për herë të tretë, ne i jemi mirënjohës njerëzve. Kjo është një fitore për demokracinë më të madhe në botë”, u tha Modi mbështetësve në selinë e partisë së tij në Nju Delhi.
Modi është vendosur të formojë një qeveri me ndihmën e aleatëve të tij NDA, një mandat i tretë radhazi dhe një pikë referimi që e bën atë një nga politikanët më të suksesshëm në Indinë e pas-pavarësisë.
Por Partia Bharatiya Janata në pushtet e Modi nuk arriti të sigurojë 272 vendet e nevojshme për të fituar një shumicë të plotë në parlament, një shqetësim që i lë ata të varur nga partnerët e koalicionit për të formuar një qeveri.
Aleanca NDA e Modit fitoi 292 vende të kombinuara, nga të cilat vetëm BJP e tij siguroi 240.
Kjo është një goditje për Modin, i cili ishte zotuar se do të fitonte një supershumicë prej 400 vendesh në zgjedhjet e këtij viti dhe arriti të fitonte dy garat e fundit me një shumicë të thjeshtë për BJP.