Categories: Rajoni

Zgjedhjet në komunat veriore/ Osmani: S’kanë të bëjnë me referendum Presidentja…

Zgjedhjet në komunat veriore/ Osmani: S’kanë të bëjnë me referendum

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se ajo pret nga banorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit që të mos e interpretojnë largimin e krerëve të zgjedhur shqiptarë si referendum.

Me tërheqjen e pjesshme të policisë së Kosovës nga godinat në zotërim të komunave, Osmani shtoi se qeveria dhe zyra që ajo drejton kanë vullnet për zgjedhje të reja për të ulur çdo tension me fqinjin verior, Serbinë.

“Po krijohet një lloj paqartësie dhe një lloj hutie. Nuk e di a është e qëllimshme apo jo, se kjo çështje lidhet me referendumin. Kjo nuk ka fare të bëjë me referendum. Është një kategori ligjore komplet tjetër. Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj.

Pra ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave, jo vetëm këtyre katër komunave, të drejtën që nëpërmjet peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune nëpërmjet votës. Nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit,” tha Osmani përmes një regjistrimi në Facebook.

Njësoj si kryeministri Kurti më herët, Osmani kërkoi nga Serbia që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e pritshme, pasi sipas saj, shpeshherë lëvizje të tilla kanë përfunduar me dhunë e frikësim ndaj qytetarëve serbë në veri.

“Vullneti nga ana jonë për organizimin e zgjedhjeve të reja ekziston. Tani duhet edhe serbët në këto komuna të tregojnë vullnetin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe mbi të gjitha Serbia duhet ta dëshmojë, gjë që nuk e ka dëshmuar akoma, që nuk do të ndërhyjë ilegalisht, siç ka bërë në të kaluarën, në zgjedhje që janë mbajtur në komunat e Republikës së Kosovës.

Dhe i bëjmë natyrisht thirrje partnerëve tanë ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla të paligjshme që,” shtoi Osmani.

Peticioni për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 për qind e votuesve.

Udhëzimi administrativ për zgjedhjet në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok është planifikuar të dorëzohet brenda muajit shtator.

Burimi

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

17 minutes ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

19 minutes ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

25 minutes ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

28 minutes ago

Digjitalizimi i artefakteve – Projekti i MEKI ka synim promovimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës

Në ambientet e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit "Zbulimi i…

31 minutes ago

Celularë në shkollë!? – Kadija: Forcohen kontrollet nga mësuesit kujdestarë

Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në…

44 minutes ago

This website uses cookies.