Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, Çipa dhe Maloku analizojnë perspektivat dhe aleancat qeverisëse

Analisti politik Aleksander Çipa ka komentuar mundësitë për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Ai theksoi se Albin Kurti ka avantazhin për një mandat tjetër qeverisës në krye të Kosovës, por shtoi se formimi i qeverisë do të jetë i ndikuar nga aleancat politike.

Në një intervistë për RTSH 24, Çipa përmendi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjes Vetëvendosje me Guxo ose dhe me PDK-në.

“Mendoj se avantazhin të ketë një mandat tjetër është ajo e qeverisë të Kurtit, por me specifikën e faktit se nuk do të jetë një qeveri pa aleanca. Janë projektuar në heshtje dy mundësi për të qenë me lëvizjen Guxo por shoh edhe premisa dhe një mundësi të bashkëqeverisjes me PDK-në. Por kjo do të varet nga moduli përfundimtar. Opozita ka një ristrukturim tjetër, duket sikur LDK është rikthyer në tradicionalen e vetë dhe PDK ushqehet në dy opsionet që ka karakterizuar edhe fushatën zgjedhore, e para është asketi i saj historik në mbështetje të UÇK-së dhe tjetra është mënyra e futjes së teknicienëve në listat për kandidatë për deputetë se sa politikanë. Paraqitja si një politikan që guxon të ruaj principit të sovranizmit mbi të gjitha marrëdhëniet e tjera dhe këtu flasim për marrëdhëniet e pakënaqura të amerikanëve dhe në qasjen ndaj Brukselit, i cili është albiti i dialogut me Serbinë. Të gjitha këto në elektorat atij ia kanë lartësuar figurën dhe rritur simpatinë populiste”, tha ai.

Ndërkohë, politologu Albinot Maloku shprehu optimizëm për zhvillimet demokratike në Kosovë, duke vlerësuar se qytetarët janë shumë më të avancuar se partitë politike në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së raporteve të forta me SHBA dhe BE, duke paralajmëruar se çdo devijim nga ky kurs mund të dëmtojë shtetin e Kosovës.

“Kjo është një ditë feste e demokracisë dhe jam krenar që qytetarët e Kosovës kanë ditur të jenë shumë hapa më parë se partitë politike në Kosovë sa i përket kulturës politike dhe të kuptuarit të ndërtimit të një demokracie të mirë. Procesi ka vijuar i qetë dhe i rregullt. Do të jenë qytetarët që do të përcaktojnë se kush do të qeverisë vendin, dhe unë po dua t’i shoh të gjithë si të barabartë. Kosova nuk e ka luksin që të ketë raporte të shkërmoqura me SHBA dhe BE, çdo devijim do duhet ndëshkuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Maloku.

Maloku shtoi se qeveria e ardhshme duhet të jetë më e përgjegjshme dhe përfshirëse, ndërsa opozita duhet të jetë më aktive për të kontribuar në përparimin e vendit dhe rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe BE.

“Lutem që qeverisja të re të krijojë një legjislaturë përgjegjëse jo si deri tani që kishte shkelje kushtetuese, një qeveri përfshirëse dhe jo përjashtuese një opozitë aktive dhe jo pasive që ka qenë dhe një shoqëri llogari-kërkuese në mënyrë që Kosova të vijojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATIO dhe BE dhe rruajtja maksimal e raporteve speciale me SHBA. Çdo devijim nga kjo rrugë do të jetë e dëmshme për shtetin e Kosovës”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

2 hours ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

2 hours ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

3 hours ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

3 hours ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

3 hours ago

This website uses cookies.