Gazetari i RTSH-së, Nolian Nole ka raportuar nga Kosova për nisjen dhe ecurinë e procesit të votimit atje. Nga Prishtina, gazetari bën të ditur se nuk janë shënuar problematika dhe as vonesa në proces.
“Ndodhem në Prishtinë që na hapje të procesit të votimeve. Nuk ka vonesa dhe probleme në qendrat e votimit. Në Prishtinë nuk ka pasur parregullsi. Në përgjithësi nuk raportohet për probleme, veçse ndonjë irritim të vogël mes një votuesi dhe një vëzhguesi“, tha Nole.
Teksa ka shkuar në veri të Kosovës, në Mitrovicë, ku pesë persona u shoqëruan për pengim vote, gazetari tha se incidentet nuk kanë bllokuar procesin e votimit.
“Serbët kanë dalë dhe në mënyrë demostrative kanë votuar me një numër të madh“, raportoi Nole.
Gazetari raportoi se incidentet e vogla janë shënuar pasi edhe procesi i votimit është pak i ndërlikuar dhe kërkon pak kohë.
“Të votosh në Kosovë duhet të ulesh pasi duhet të lexosh emrat e kandidatëve, të kryqëzosh 10 prej tyre. Ndaj ka momente që dikush mund të nxjerrë telefonin, apo se nuk mban mend se kë duhet të votojë. Për shkak të mënyrës disi të komplikuar të votimin, në mjediset që janë vendosur në qendra votimi në shkollë, dhomat janë rregulluar që votuesit të ulen në tavolinë, të mos shihet nga kamera, por të ketë mundësi të shqyrtojë listën para votimit“, tha gazetari.
Ndërkohë gazetari kujtoi se janë më shumë se 100 vëzhgues ndërkombëtarë që po vëzhgojnë procesin.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…
Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…
Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…
Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.