Vetëm 7 kuti votimi kanë mbetur pa u hapur ende, për të përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi i 2526 kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota.
Sakaq, vijon procesi i numërimit në komunat e Deçant, Gjakovës, Drenasit, Gjilanit, Fushë Kosovës, Kamenicës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Shtërpcës, Vitit, Ranillugut, Kllokotit, Mitrovicës së Veriut dhe Hanit të Elezit.
Kujtojmë gjithashtu se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë i cili ka nisur më 11 shkurt, u shoqërua me probleme, sikurse ishte rënia e shpeshtë e sistemit e cila solli pasojën e runumërimit të të gjitha kutive që ishin numëruar deri në atë moment.
Sikurse bëhet me dije nga KQZ, disa nga komunat nuk kanë nisur ende me numërimin e votave për ata që garuan për të siguruar karrigen në Kuvend.
Vonesa në nisjen e numërimit lidhet me përgatitjet teknike dhe administrative të nevojshme.
Dhe vetëm pas përfundimit të këtij procesi, do të mund të kalohet më pas me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotime me kusht, që janë pjesë e votimit me kusht nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt në 38 qendrat e votimit me kusht, është 12 mijë e 801 vota.
Nuk ka siguri mbi ndërtimin e njësisë së fuqisë motorike të makinës Red Bull për…
Lara Colturi do të garojë sot në Salbah të Austrisë në finalen e slalomit gjigant…
Pas penalltisë së diskutueshme që vulosi humbjen e Atalantës në fushën e Bruges, trajneri i…
Feyenoord-Milan 1-0 në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. Në De Kuip të…
Fuqitë evropiane, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, kanë deklaruar se duhet të jenë pjesë e…
Ekipet e shpëtimit nga Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave kanë evakuuar të gjithë peshkatarët…
This website uses cookies.