Zgjedhjet në Kosovë, numërohen gati 90% e kutive: LVV merr mbi 300 mijë vota, PDK e dyta

Zgjedhjet në Kosovë

5:37 Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 2.194 nga 2.533 (86.62%) vendvotime, dhe deri tani rezultatet janë:

  • Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 41.46% (302.593 vota)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.05% (160.908 vota)
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.76 % (129.638 vota)
  • AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 7.69% (56.150 vota)
  • Lista Serbe me 3.61% (26.318 vota)
  • Koalicioni për Familje me 2.33% (17.003 vota)

23:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave për zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës.

Sipas KQZ në Kosovës, mësohet se janë numëruar mbi 50% të votave, ku nga  2,533 vendvotime, votat kanë arritur të numërohen në 1,289 sosh.

Nga ky numërim i deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje prin me 37,50%. Pasohet nga PDK me 29.80%, LDK 16.29% dhe koalicioni për Kosovën Fituese me 7.92%.

Lista Serbe deri më tani ka arritur të marrë 2.28% të votave dhe Koalicioni për Familjen 2%.

KQZ më herët informoi se serveri ka pasur probleme, si pasojë e mbingarkesës. Kjo ka bërë që informimi i publikut të jetë më i ngadalshëm.

20:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur fillimin e numërimit të votave, ku deri me tani janë numëruara 5.29 për qind të votave, bazuar në 134 vendvotime.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së rezultatet e para flasin për një epërsi të Vetëvendosjes ku nga 5.29% e votave të numëruara janë si vijon: Vetëvendosje 37.18%, PDK 25.10%, LDK 17.28%, AAK-Nisma me partnerët 8.86%, Lista Serbe 4.98% dhe Koalicioni për Familje 1.46%.

Ndërkaq më herët, Policia e Kosovës bëri të ditur se procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze.

Duke iu referuar të gjitha elementëve të sigurisë, Policia e Kosovës vë në dukje se zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe incidente.

“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë iniciuar gjashtë raste, prej tyre katër të cilësuara si  “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“.

“Janë shoqëruar 7 persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 3 janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, vazhdon njoftimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.