Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur sot keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve të ripërsëritura në Kukës, duke thënë se demokratët nuk e meritonin humbjen e thellë.
Ai u shpreh se të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë seriozisht për përgjegjësitë dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë.
Sipas z. Gjekmarkaj problemi nuk zgjidhet duke kërkuar fajin te tjetri e duke përjashtuar veten, se “fajtori më i madh është ai që nuk pranon fajësinë”.
“Keqardhje për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohesh kam insistuar në faktin që shoqëria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për nesër. Kush i shmanget këtij realiteti dëshiron që ky realitet të përjetësohet.
Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajit tek tjetri duke përjashtuar veten. Vetëviktimizimi i përhershëm tek e fundit është sëmundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtorë por fajtori më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Përsa me përket mua ndjesë demokrateve duke ju garantuar që nuk do resht së thëni të vërtetën edhe kur ajo djeg,” ka përfundur reagimin e tij deputeti Gjekmarkaj.
Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…
Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…
Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…
Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…
This website uses cookies.