Categories: LajmePolitikë

Zgjedhjet në Kukës ‘zbresin’ në Kuvend, opozitë-mazhorancë përplasen për kandidatët

Deputeti demokrat Isuf Çela u ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit, banorëve të Kukësit që të votojnë kandidatin demokrat për kryebashkiak, Emri Vata, i cili sikurse tha deputeti, do mendojë për të gjithë banorët kuksianë.

“Votoni më 24 shtator kandidatin e opozitës Emri Vata”, tha ai. Deklarata e deputetit demokrat nxiti reagimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili theksoi se banorët e Kukësit nuk kanë alternativë tjetër për të zgjedhur përpos kandidatit socialist Albert Halili, që sikurse tha ai, nuk është i telekomanduar nga Tirana.

Kuksianët ditën e dielë kanë dy alternativa në dispozicion për të zgjedhur të parin e vendit të tyre. Ne kemi kandidatin tonë Albert Halilaj dhe socialistët e Kukësit atë do votojnë. Banorët e Kuksit përtej të majtës e të djathtës do mbështesin një djalë të tyrin që jeton, banon në Kukës.

Nuk është emigrant në Kukës.

Albert Halilaj e ndjen dhimbjen për Kukësin njësoj si ata që do i japin votën ditën e dielë dhe nuk është kandidat që do telekomandohet nga Tirana”, tha Manja.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili theksoi se PS po bën propagandë elektorale në Kuvend.

“Ai është një kriminel i damkosur elektoral dhe ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njësoj si të ishte Shukriu ose Safeti”, u shpreh Berisha.

Zgjedhjet për kryetar të Bashkisë në Kukës do të mbahen ditën e dielë (24 shtator) pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me një grua në zyrën e Bashkisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

7 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

7 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

8 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

8 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

8 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

8 hours ago

This website uses cookies.