Kuvendi Qendror i krahut të Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës pranoi të premten ofertën e Ali Ahmetit për të dalë së bashku në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut.
“Kuvendi i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Europian”, që RMV të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së. Do të maksimizojmë votën e shqiptarëve”, tha Zinedin Sela.
115 delegatë të Kuvendit Qendror të subjektit shqiptar votuan pro dhe një votoi kundër ofertës së Ahmetit për t’iu bashkuar koalicionit “Frontit Evropian”.
Ky koalicion ka propozuar Bujar Osmani si kandidat për president në zgjedhjet presidenciale. Sipas marrëveshjes së koalicionit, e cila pritet të nënshkruhet nga Ahmeti dhe Sela të shtunën në Gostivar, ky subjekt synon të ketë pesë deputetë dhe grup të veçantë parlamentar.
Krahu i Selës në Aleancën për Shqiptarët ka 6 deputetë në parlament, ndërsa dy prej tyre mbështesin Arben Taravarin, kandidatin e opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.