Categories: LajmeRajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagojnë kandidatët maqedonas dhe shqiptarë për president

Davkova : Ky është fillimi i një epoke të re!

Pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja Gordana Siljanovska Davkova premtoi se si presidente do të punojë për të krijuar unitet.

Ajo bëri të ditur se do të bashkëpunojë, siç thotë, me partinë që e ka propozuar, por edhe me opozitën. Sipas saj, presidenti duhet të jetë person jopartiak, ndërsa rezultatin e raundit të parë e ka vlerësuar si “frymëzues”.

“Ndonjëherë edhe më vjen turp, a ka mundësi që kaq shumë njerëz të reagojnë kështu? Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që, atë që e premtoj, do ta bëj sipas mënyrës time”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Pendarovski: Shtet demokratik dhe prosperues

Stevo Pendarovski, nga ana tjetër, theksoi se nuk priste avantazh kaq të lartë për kundërshtaren e tij. Ai thotë se nga sot nis nga e para dhe pret më shumë mbështetje në raundin e dytë.

“Pres që numër dukshëm më i madh i qytetarëve të njohin konceptin që unë e promovoj me të cilin publiku maqedonas është i njohur mirë – shtet demokratik dhe prosperues, pjesë e integrimeve euroatlantike, i barabartë me të gjithë të tjerët dhe brenda, natyrisht, ruajtjen e boshtit jetik për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë gjegjësisht marrëdhëniet ndëretnike”, u shpreh Stevo Pendarovski – kandidat për president.

Osmani i BDI-së: Fronti Evropian është lokomotiva për të ardhmen evropiane të vendit

Sipas kandidatit që u rendit i treti, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, Fronti Evropian është lokomotiva për të ardhmen evropiane të vendit. Ai tha se vota për të dhe për Frontin është amanet për të ardhmen.

“Do të jetë vendim për politikat e ardhshme të këtij vendi. Sot shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët… kanë dëshmuar se ata vendosin vet për fatin e tyre dhe nuk do të lënë kurrë dikë tjetër të vendosë për ta. Vullneti i popullit sot është i qartë dhe duhet respektuar nga të gjithë”, tha Bujar Osmani – kandidat për president.

Taravari i VLEN: Ndryshimet kanë filluar

Nga ana tjetër, Arben Taravari theksoi se dalja masive tregon se ndryshimet kanë filluar.

“Tërmeti duket se ka filluar sot me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhje dhe shpresoj që më 8 maj të fitojë VLEN-i dhe të vijë ndryshimi i shumëpritur, BDI të jetë në opozitë”, theksoi Arben Taravari – kandidat për president. Alsat

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

5 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

5 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

5 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

5 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

5 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

20 hours ago

This website uses cookies.