Categories: BotaLajme

Zgjedhjet në PE, sot votimi në Republikën Çeke dhe Irlandë

Pas Holandës që nisi te enjten (6 qershor) votimet per zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Europian sot (7 qershor) votimi ka filluar në Republikën Çeke dhe në Irlandë.

Rreth 373 milionë votues me të drejtë vote në Bashkinë Europian, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Në Irlandë, partia opozitare Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.

Votoni për Sinn Fein të premten, si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.

Irlanda i ka 14 vende  të rezervuara në Parlamentin Evropian. Publiku në këtë shtet është i shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, prandaj edhe është rritur numri i kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra të imigrimit. Republika Çeke ka 21 vende të rezervuara në Parlamentin Evropian.

Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas agjencisë çeke të sondazheve, STEM.

Holanda ka qenë shteti i parë që i ka nisur votimet të enjten, ndërsa të shtunën procesi nis edhe në Itali, Letoni, Maltë, Sllovaki dhe Itali.

Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian. Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020. Përgjatë ditëve, sa zgjasin këto zgjedhje, rreth 373 milionë votues me të drejtë vote në Bashkinë Europian, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Muzeu “Marubi”, vjen në Tiranë dinastia e fotografëve që fiksoi historinë e Shqipërisë

Në trashëgiminë kulturore të Shkodrës, një vend të rëndësishëm zë Muzeu Kombëtar "Marubi", që ka…

1 minute ago

Para takimit me Starmer, Trump: Europa duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se varet nga Europa të ofrojë garanci sigurie për…

5 minutes ago

Gjenden pa shenja jete aktori fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e…

8 minutes ago

Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite…

10 minutes ago

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot…

13 minutes ago

Celibashi, Dumani dhe Çela firmosin protokoll të përbashkët për integritetin e zgjedhjeve 2025

Në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe…

17 minutes ago

This website uses cookies.