Zgjedhjet në PE- Të mbijetuarit e Holokaustit thirrje të rinjve të votojnë kundër të djathtës ekstreme
Një grup të mbijetuarish të Holokaustit ka lëshuar një apel të përbashkët përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të kësaj fundjave duke u kërkuar votuesve të rinj të shkojnë në qendrat e votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të parandaluar të djathtën ekstreme të fitojë pushtetin.
“Për miliona prej jush, sondazhi europian janë zgjedhjet e para në jetën tuaj. Për shumë prej nesh mund të jetë i fundit. Ne nuk mund ta parandalonim [rritjen e nazizmit] në atë kohë, por ju mundeni sot”, shkruanin në letwr tetë nga tw mbijetuarit e Holokaustit.
Letra e hapur u koordinua nga Avaaz, një lëvizje globale në internet e qytetarëve për të promovuar pushtetin e njerëzve, e cila ka bërë fushatë për pjesëmarrje më të madhe të votuesve në zgjedhje.
Rreth 373 milionë qytetarë në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të drejtë të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për përbërjen e Parlamentit Evropian.
Në 21 vende mund të votojnë personat e moshës 18 vjeç e lart, ndërsa në Gjermani , Belgjikë, Maltë dhe Austri mosha minimale është 16 vjeç dhe në Greqi 17 vjeç.