Categories: LajmePolitikë

Zgjedhjet në PS, Klosi: Thirren 5200 organizata për të votuar, procesi shtrihet në 2 ditë

Nisin sot në orën 15:00 deri në orën 19:00 zgjedhjet në Partinë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve në shkallë vendi.

Sekretari I Përgjithshëm Blendi Klosi ka bërë me dije se do të jenë 95 mijë anëtarë socialistë që do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve sipas parimit një anëtar një votë.

Klosi sqaroi gjithashtu se procesi i votimit do të zgjasë në dy ditë, më 10 dhe 11 maj dhe sipas tij numri i delegatëve gra dhe burra do të jetë i barabartë.

“Rienergjizimi që ka shënuar veprimtari të gjerë të strukturës së PS, e cila sot ka momentin final. PS e aktivizuar në 5 mijë e 200 organizata socialiste në shkallë vendi, thërret sot anëtarësinë e saj operacionale, 95 mijë anëtar aktiv të PS për të votuar me parimin një anëtar një votë delegatët e kongresit të PS.

Kjo fazë vjen pas procesit për zgjedhjen e kryetar të çdo organizate socialiste,. Sot them me krenari se PS mbas parimit statusor për bashkë drejtimin e organizatave socialiste në 5200 organizata, ka 5200 vajza, gra, burra që drejtojnë organizatat socialiste në shkallë vendi.

Anëtarësia e asamblesë kombëtare ka qenë në monitorim dhe kemi strukturim të plotë të organizatave socialiste të PS.

Delegatët e kongresit do zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Sot nis procesi i votimit i shtrirë në dy ditë, sot nga ora 3-7 në 5200 organizata socialiste thirren për të votuar 95 mijë anëtar të PS, për të zgjedhur 1970 kandidatë për 950 delegatë që do zgjidhen për kongresin zgjedhor që do mbahet në qershor. Do zgjedhim delegatët e kongresit bazuar në disa parime, me numër të barabartë vajza dhe gra e djem dhe burra në numër të barabartë. Ky proces demokratik që do zhvillohet, do kemi fushatë të bukur për të kuptuar sa PS është aktive në shkallë vendi”, tha Klosi.

Ndërkaq, Klosi u ndla edhe te turi i takimeve të Kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare. Klosi bëri me dije se më 12 maj Rama do të udhëtojë drejt Athinës, më 26 maj në Milano, më 2 qershor në Londër dhe më 16 qershor në Duseldorf, për takime me diasporën shqiptare.

Pika e dytë, është kënaqësia se nga dita e dielë z.Rama fillon nga Athina tur takimesh me diasporën shqiptare, në katër faza: në Athinë; më 26 maj në Milano takim me diasporën e zonës së Italisë së veriut; më 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Duseldorf”, tha Klosi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…

1 hour ago

SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…

1 hour ago

Shqipëria Zgjedh, 29.51% pjesëmarrja deri në orën 14:00. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…

2 hours ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia…

3 hours ago

Shqiptarët votojnë, Berisha: Kush shkel ligjin do mbajë përgjegjësi absolute

Kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ka bërë thirrje…

3 hours ago

Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…

4 hours ago