Zgjedhjet në Serbi, Begaj thirrje shqiptarëve të Preshevës: Votoni masivisht, rrisni përfaqësimin politik

f5d9fa5f52fe4b40bb6164cf70d21b11

f5d9fa5f52fe4b40bb6164cf70d21b11

Serbia mban ditën e nesërme zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.

Referuar këtyre zgjedhjeve, kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të marrin pjesë masivisht në këtë proces.

Në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve në jug të Serbisë, Begaj thekson se ky është një moment mjaft i rëndësishëm në përfaqësimin e tyre politik dhe mbrojtjen e të drejtave.

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!  Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja”, shkruan Begaj.

Ai nënvizon më tej se për të rritur përfaqësimin politik dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve ajo mund të arrihet “vetëm përmes  pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj

“Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë  në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, përfundon më mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBajramBegajAL%2Fposts%2F329792699826507&show_text=true&width=500

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.