Categories: LajmeRajoni

Zgjedhjet në Serbi/ Eurodeputetja Viola von Cramon numëron shkeljet, kërkon hetim ndërkombëtar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi para dhe gjatë ditës së votimeve duke shtuar se nevojitet hetim ndërkombëtar.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se ka qenë anëtare e delegacionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Serbi

Von Cramon ka shkruar se ky proces u zhvillua në kushte të pabarabarta mes partisë e cila ishte në pushtet dhe opozitës, duke deklaruar se kishte keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës,” tha eurodeputetja.

Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”, shtoi ajo.

Von Cramon shkroi se “nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”.

“Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”, përfundoi von Cramon.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

3 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

4 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

4 hours ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

4 hours ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

19 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

19 hours ago

This website uses cookies.