Zgjedhjet në SHBA- Si siguroi Tramp mandatin e dytë pas 34 akuzave penale?

Republikani Donald Tramp (Trump) ka siguruar fitoren e sigurt në zgjedhjet Presidenciale, duke  u bërë kështu Presidenti i 47-të I Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ka përfunduar numërimi në disa nga shtetet kyçe, fitorja e Tramp në Karolinën e Veriut, Xhorxha dhe Pensilvani ka “vulosur” fitoren e republikanit për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Tramp arriti të siguronte mandatin e dytë pas 4 vitesh pas humbjes së zgjedhjeve të fundit ku garonte përballë presidentit aktual Xho Bajden (Joe Biden).

Por kjo fitore e garës me zv.presidenten Harris, pa një sërë zhvillimesh të papritura, duke përfshirë gjyqet e zhvilluara ndaj Republikanit, dy tentativa për vrasjen e tij, dhe ndryshimin minutës së fundit me dorëheqjen nga gara të Bajden dhe kalimin e topit të tij te Harris.

Prej humbjes së zgjedhjeve në 2020-ën, ish-presidenti u përball me një sërë akuzash penale, që nga sulmi i dhunshëm në Kapitol më 6 janar 2021, tentativat për vjedhje votash, sulme seksuale, etj,.

Ai u padit në katër juridiksione të veçanta në vitin 2023 dhe u dënua në Nju Jork për 34 akuza për krime në maj.  Nëse Tramp do të ishte dënuar, kjo mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij politike dhe ta pengonte atë të kandidonte përsëri për Shtëpinë e Bardhë. 

Fitorja e tij në moshën 78-vjeçare, e bën Tramp personin më të vjetër në historinë e vendit që është zgjedhur president. Ai ka refuzuar të publikojë të dhëna të detajuara mjekësore, pavarësisht se më parë ka thënë se nuk do ta kishte problem ta bënte këtë.

Tramp do të bëhet presidenti i dytë në historinë e vendit që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme, por mandati do të kufizohet nga Amendamenti i 22-të, që do të thotë se ai nuk mund të kërkojë rizgjedhjen në 2028.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.