Zgjedhjet në Turqi, opozita mban Stambollin dhe Ankaranë. Erdoan: Ky votim, pikë kthese për ne
Në Turqi vijon numërimi i kutive të fundit, ndërsa bashkitë e mëdha të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit janë fituar nga opozita. Në rang vendi partia e Erdoan ka shënuar gjithashtu humbje.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua qytetarëve në selinë e AK, ku i cilësoi këto zgjedhje si një pikë kthese për partinë. Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan “me një pjekuri që i ka hije demokracisë sonë”, ndërsa shtoi se humbja në rang vendi do të diskutohet në bazat e partisë.
“Falë Zotit, Zgjedhjet Vendore të 31 Marsit i kemi përfunduar me një pjekuri që i ka hije demokracisë sonë. Me përjashtim të disa rasteve të izoluara, votimi nuk pati incidente. Zgjedhjet, siç e dini, janë ditët më kritike të demokracisë. Vullneti i kombit manifestohet në kutinë e votimit. Kombi e thotë fjalën e tij përmes kutive të votimit. Kombi i përcjell mesazhin e tij politikanit përmes kutisë së votimit. Kombi e shpreh paralajmërimin dhe vlerësimin e tij përmes kutive të votimit. Vendimi i kombit, fakti që ajo u shfaq në kutinë e votimit pa u përballur me asnjë presion, imponim apo udhëzim është në vetvete një fitim i madh për demokracinë tonë. Edhe pse nuk është ende përfundimtare, rezultatet e kutive të votimit na tregojnë se po përjetojmë një humbje lartësie në të gjithë vendin tonë. Sigurisht, arsyet e kësaj rënieje do të diskutojmë në baza lokale. Kudo që të jemi humbasim ose ngecim prapa, do të identifikojmë shumë mirë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha Erdoan.
Këto zgjedhje vendore gjithashtu shërbyen si barometër për popullaritetin e Erdoan, i cili në rang vendi shënoi ulje thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.