Categories: BotaLajme

Zgjedhjet në Turqi, opozita mban Stambollin dhe Ankaranë. Erdoan: Ky votim, pikë kthese për ne

Në Turqi vijon numërimi i kutive të fundit, ndërsa bashkitë e mëdha të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit janë fituar nga opozita. Në rang vendi partia e Erdoan ka shënuar gjithashtu humbje.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua qytetarëve në selinë e AK, ku i cilësoi këto zgjedhje si një pikë kthese për partinë. Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan “me një pjekuri që i ka hije demokracisë sonë”, ndërsa shtoi se humbja në rang vendi do të diskutohet në bazat e partisë.

“Falë Zotit, Zgjedhjet Vendore të 31 Marsit i kemi përfunduar me një pjekuri që i ka hije demokracisë sonë. Me përjashtim të disa rasteve të izoluara, votimi nuk pati incidente. Zgjedhjet, siç e dini, janë ditët më kritike të demokracisë. Vullneti i kombit manifestohet në kutinë e votimit. Kombi e thotë fjalën e tij përmes kutive të votimit. Kombi i përcjell mesazhin e tij politikanit përmes kutisë së votimit. Kombi e shpreh paralajmërimin dhe vlerësimin e tij përmes kutive të votimit. Vendimi i kombit, fakti që ajo u shfaq në kutinë e votimit pa u përballur me asnjë presion, imponim apo udhëzim është në vetvete një fitim i madh për demokracinë tonë. Edhe pse nuk është ende përfundimtare, rezultatet e kutive të votimit na tregojnë se po përjetojmë një humbje lartësie në të gjithë vendin tonë. Sigurisht, arsyet e kësaj rënieje do të diskutojmë në baza lokale. Kudo që të jemi humbasim ose ngecim prapa, do të identifikojmë shumë mirë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha Erdoan.

Këto zgjedhje vendore gjithashtu shërbyen si barometër për popullaritetin e Erdoan, i cili në rang vendi shënoi ulje thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

5 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

5 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

5 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

5 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

5 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

5 hours ago

This website uses cookies.