Zgjedhjet në universitet, reagon përmes rrjeteve sociale kandidatja Rajmonda Këçira

Në  lidhje me rezultatin e zgjedhjeve për rektor të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka reaguar përmes rrjeteve sociale një prej kandidateve në këtë garë, Rajmonda Këçira.

Këçira shkruan se votimet për rektor të datës 21 qershor dhanë një rezultat pa fitues,  pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave të vlefshme. Pika 11 e nenit 4 të Rregullores së zgjedhjeve kërkon që kandidati fitues të këtë siguruar shumicën e votave të vlefshme.

Rezultati i zgjedhjeve nuk i mundëson, pavarësisht dëshirave apo pritshmërive, asnjerit kandidat për të deklaruar fitore, aq me pak të “jashtëzakonshme” dhe “cilësore”.

Diferenca mes meje dhe kandidatit Gjuraj është vetëm 1%.

Ndaj,  i bëj thirrje kandidatit Gjuraj të presim me qetësi zbatimin e procedurave që parashikon rregullorja e zgjedhjeve, pa ushtruar presion mbi Komisionin Institucional të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e 21 qershorit nxorën fitues me 93 vota profesorin Tonin Gjuraj kundrejt 90 të profesoreshës Rajmonda Këcira.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.